03:10 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Koncesioni në lumin Shalës, ministria e Energjisë sqaron procedurat e ndjekura

17:11 | 12/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Koncesioni në lumin Shalës, ministria e Energjisë sqaron procedurat e ndjekura

Pas lajmit se ministria e Energjisë dhe Industrisë ka shpallur me koncesion hidrocentralin mbi lumin Shalë. Ditën e stome në një deklaratë për mediat ka reguar ministria e Energjisë dhe Industrisë.
Në deklaratë ministria ka sqaruar procedurën koncesionare të ndjekur në rastin e Kaskadës së Lumit Shalë.

Po ashtu sqaron se MEI në vitin 2009, qeveria (në atë kohë me kryeministër Sali Berishën) kishte firmosur një kontratë për ndërtimin e 6 hidrocentraleve në lumin e Shalës.

Sipas Ministrisë, totali i fuqisë së instaluar për këto HEC-e parashikohej në 127.600 kË, ndërsa prodhimi mesatar i energjisë do shkonte në 530.350 kËH.

Gjatë auditimit, MEI bën me dije se kanë rezultuar të jenë shkelur disa aspekte procedurale.

DEKLARATA E PLOTË:

Sqarim mbi artikujt e publikuar në disa media për procedurën koncesionare të ndjekur në rastin e Kaskadës së Lumit Shala:

Në kuadër të transparencës për opinionin publik, Ministria e Energjisë dhe Industrisë sqaron se në vitin 2009, Qeveria kishte firmosur një kontratë për ndërtimin e 6 hidrocentraleve në lumin e Shalës. Totali i fuqisë së instaluar për këto HEC-e parashikohej të arrinte në 127.600 kW ndërsa prodhimi mesatar i energjisë do shkonte në 530.350.000 kWh.

Gjatë auditimit që Ministria e Energjisë dhe Industrisë u bën kontratave koncesionare në fuqi, rezultoi se në këtë rast ishin shkelur disa aspekte proceduriale mes të cilave: projekti ishte jo i plotë dhe në përmbatje të tij mungonin një sërë raportesh e dokumentash si skema e shfrytëzimit hidroenergjitik; raportet hidroenergjitike e hidroteknike; raportet e vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe raportet e planit të biznesit. Koncesionari, gjithashtu nuk kishte përmbushur detyrimin për sigurimin e kontratës siç përcakton legjislacioni. Për këto arsye, Ministria e Energjisë dhe Industrisë vendosi në mënyrë të njëanshme zgjidhjen e kontratës së koncesionit.

Nisur nga potenciali hidroenergjetik që paraqet ky pellg ujëmbledhës, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në cilësinë e Autoritetit Kontraktor vendosi ta rihapë procedurën për shfrytëzimin e tij, tashmë me propozim të kërkuar. Njoftimi për shpalljen e procedurës është bërë publik në përputhje me kërkesat e legjislacionit dhe në përfundim ka rezultuar si pjesëmarrëse në garë bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Insaat Turizm Sanayi Ve Ticaret LTD.STI”, “Shala Energy PLC” dhe “Falak Properties LLC”. Pas shqyrtimit të dokumentacionit kompania është shpallur fituese e kësaj gare.

Në Termat e Referencës, Autoriteti Kontratës është kujdesur që përveç shfrytëzimit optimal të potencialit hidroenergjetik të këtij pellgu, të ketë në konsideratë edhe ndikimin e tij minimal në mjedis. Në këtë kontekst është konsideruar me shumë vëmendje prezenca e zonave të mbrojtura në Alpet e Veriut dhe shmangia e tyre nga projekti.

Projekti i ri parashikon reduktimin e numrit të hidrocentraleve dhe fuqisë së instaluar krahasuar me atë të projektit të mëparshëm. Nga 6 që parashikoheshin në projektin fillestar të revokuar, tashmë projekti ka 3 hidrocentrale prej të cilave 2 me derivacin dhe 1 me digë nivelngritëse. Sipas projektit të ri fitues, investimi i përgjithshëm për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Shalë është rreth 84.5 milion euro për fuqi te instaluar prej 83.45 MW dhe prodhim mesatar te energjisë elektrike prej 321.5 MWh/vit. Afati i parashikuar per ndërtimin e këtij projekti është 36 muaj.

Projekti i ri i paraqitur nga ofertuesi fitues, sipas VNM-së së paraqitur, nuk ka asnjë ndikim në zonat e mbrojtura pasi ndodhet në disitancë të konsiderueshme prej tyre. Pavaresisht kësaj, Autoriteti Kontraktor do të jetë i kujdesshëm që gjatë negocimit të kontratës koncesionare me ofertuesin fitues, të kushtëzojë deri në revokim të saj, eleminimin ose minimizimin brenda kushteve teknike mjedisore të ndërhyrjeve të koncesionarit.

Impakti social i projektit është i kufizuar pasi nuk kemi zhvendosje të popullatës dhe preket një sasi mjaft e vogël toke bujqësore. Ky impakt pritet të jetë pozitiv përsa i përket punësimit, përmirësimit të infrastrukturës rrugore, transportit, mundësia e rritjes së ekonomive të peshkut, sigurimi i qëndrueshmërisë së furnizimit me energji elektrike etj.

Në projekt është planifikuar që me zbatimin e planeve të rehabilitimit dhe në planifikimin e punimeve rehabilituese, sistemuese dhe pyllëzime, organizimin e punës gjatë ndërtimit dhe teknikat që do të përdoren për ndërtimin e veprave të marrjes, tuneleve të derivacionit dhe tubacionit të presionit, rrugët e kalimit të peshqve dhe godinave të centraleve do të minimizohen impaktet negative.

Punimet rehabilituese do të ndikojnë në përmirësimin e mjedisit pasi do të rehabilitohen sipërfaqet e degraduara. Trajtimi i materialeve të ngurta që dalin nga gërmimet gjatë fazës së ndërtimit të veprave, për ndërtimin e veprave të marrjes dhe kanalit të derivacionit është planifikuar të bëhet në përputhje me rregullat teknike dhe duke respektuar kërkesat për menaxhimin e integruar të mbetjeve e Mbrojtjen e Mjedisit.

Me nënshkrimin e kontratës koncesionare, ndërtuesi ka detyrimin të pajiset me leje mjedisore sipas legjislacionit në fuqi, dhënë nga autoritetet përkatëse, në të cilën do duhet të përcaktohen konkretisht detyrimet dhe penalitetet në aspektin mjedisor të projektit.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: miinistria energjike dhe industrise
Pas

BE i “mbyll” derën Ballkanit, Mogherini: S’ka anëtarësim për dy vjet

Para

Paralajmërohet takimi trilateral, Kosovë, Shqipëri, Serbi

Para
Paralajmërohet takimi trilateral, Kosovë, Shqipëri, Serbi

Paralajmërohet takimi trilateral, Kosovë, Shqipëri, Serbi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.