I ftuar në studion e Fax News këtë pasdite Endri Tafani, politolog. Për Egon Lolin, ai komentoi mbi “Kongresin e Jashtëzakonshëm” të PS ku shprehet se nuk ka më opozitë, e vetmja opozitë është populli.
“Nuk e di se çfarë nënkupton Rama me Kongresin e Jashtëzakonshëm. Është thjeshtë një element propagande më tepër. Opozita sot nuk ekziston, e vetmja opozitë jemi ne, populli dhe ndaj Rama thotë se 8 dhjetori jam unë. Dhe kjo është e vetmja gjë e jashtëzakonshme sot.
Ka humbur thelbi i sociales, thelbi i njerëzve, PS nuk është më parti socialiste. Jemi më keq se në kohën e Fatos Nanos në nivel dije. Pothuajse 90% e nxënësve lexojnë tekstin dhe nuk e kuptojnë çfarë po lexojnë. Çfarë rëndësie ka të dalin të thonë kemi ndërtuar kaq shkolla. Njerëzit po ikin nga Shqipëria. Qytetarët nuk kanë më besim te forcat politike.” , tha Tafani.
Ndër të tjera, ai u shpreh se: Do falimentojë skema e pensioneve. Sot në vendin tonë kemi më shumë pensionistë sesa njerëz të punësuar.
“Kur kapen kaq shumë drogë do të thotë se ka dhe një treg të gjerë droge. Shumica e policisë janë të përfshirë. Ke në Shqipëri sekuestrime të mëdha droge. Suksesi është kur nuk ka më trafik, nuk ka më organizata kriminale.”, shpreh Tafani.
Discussion about this post