Elion Semanaj është emëruar në krye të Hipotekave, duke zëvendësuar në këtë detyrë Dorina Doracaj.
Semanaj ka mbajtur më parë postin e kreut të AKBN-së (Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore). Emërimi i tij vjen pas fitimit të konkursit, hapur javë më parë.
Doracaj është shkarkuar nga detyra dy muaj pas emërimit, ndërsa motivacioni mbetet ende i paqartë.
35 vjeçarja Blerina Doracaj ishte pjesë e listës së kandidatëve të PS së Tiranës. Ajo u rendit në vendin e 23 në listë. Doracaj ishte një militante e hershme e PS, e aktivizuar me Forumin Rinor Eurosocialist që në moshën 17 vjeçare.
Aktualisht është kryetare e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste. Më parë ka punuar si këshilltare e Milena Haritos në Ministrinë e Inovacionit dhe Administratës Civile, ndërsa është zgjedhur edhe këshilltare e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
(E.K/Faxweb)