Duket se opozita franceze tashmë do të bashkohet bashkë për të kundërshtur hapjen e negociatave me Shqipërinë por dhe me Maqedoninë e Veriut.
Nëpërmjet një shkrimi të publikuar nga prestigjozja franceze RTL , ish-Ministrja franceze për Çështjet e Europës, Nathalie Loiseau është shprehur se hapja e negociatave është e pamundur të paktën deri në qershor të këtij viti.
Sipas saj e njëtja gjë vlen dhe për Maqedoninë e Veriut.
Në prenoncimin e bërë Nathalie Loiseau, pjesë e partisë ‘La République En Marche’ është shprehur se siç bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në vitin 2017 njësoj do të veproj dhe tani.
“Isha unë ajo që bllokova zgjerimin e Bashkimit Europian, për të futur Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, njësoj dhe tani, unë do t’a pengojë sërish këtë proces.
Unë shkova në Maqedoninë e Veriut për të thënë jo, sepse ata nuk janë gati, dhe nuk do të ketë negociata në qershor.
Ne do të jemi kundër, do të vazhdojmë të jemi kundër, ata janë gjeografikisht në Evropë, ne duhet t’i ndihmojmë ata, por zgjerimi nuk është i mundur”– është shprehur Nathalie Loiseau
Ndërkohë që prenoncimi i saj është i mbështetur dhe nga François-Xavier Bellamy, kreu i partisë opozitare Republikane.
“Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni.Nëse bisedimet me Shqipërinë do të hapen në qershor, ne do të kundërshtojmë dhe do vendosim veton ndaj Shqipërisë”, tha Laurent Wauquiez, kryetar i Partisë Republikane, vetëm 5 ditë më parë.