03:45 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Me armë dhe dokumente false me vete! Detaje nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, bashkëpunëtor i Durim Bamit

08:34 | 04/04/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me armë dhe dokumente false me vete! Detaje nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s, bashkëpunëtor i Durim Bamit

Ka marrë fund arratia prej rreth një viti e ish- efektivit të forcave RENEA, Altin Morina. AI është arrestuar mbrëmë nga shërbimet e komisariatit nr.2 në Tiranë teksa bashkë me të ishte edhe një person tjetër. Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.

“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami., në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kujtojmë që Altin Morina u arrestua në mars të vitit 2023, pasi në makinën me të cilën po lëvizte iu gjetën 113 mijë euro. 43-vjeçari, me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa lëvizte me këtë automjet luksoz. Shuma e konsiderueshme u gjet poshtë sediljes së parë e mbështjellë me një qese plasmasi.

Por një muaj më vonë, ai u lirua nga qelia pasi deklaroi se shumën e parave e kishte marrë hua te një biznesmen për një problem personal dhe se ato nuk ishin të krijuara nga aktiviteti kriminal. Ndërsa te dosja Revanshi sipas SPAK Altin Morina ka bashkëpunuar me Durim Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.

Pas

Rama: 70 institucione të arsimit në Durrës kanë rilindur! Kushte sipas standardeve europiane

Para

Kanosi me thikë një 53-vjeçare, e pëson 66-vjeçari në Shkodër

Para
Mallakastër/ Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 60-vjeçari

Kanosi me thikë një 53-vjeçare, e pëson 66-vjeçari në Shkodër

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.