Qindra qytetarë janë nisur nga rrethet e tyre për të mbërritur në Tiranë në protestën e opozitës që do të fillojë në orën 11:00. Nga rrethet më të largëta udhëtimi është organizuar me autobusë, që në orët e para të mëngjesit. Burime bëjnë me dije se nga Shkodra janë nisur rreth 4000 -5000 persona.
Deputeti Flamur Noka është shprehur nga ky qytet: Sot është dita e qytetarëve e dinë ata si do shkojë. Ndërkohë që kryetari i PD-së në Shkodër është shprehur: Kemi pasur një organizim perfekt ndonëse shoferët e autobuzëve janë kërcënuar me gjoba dhe heqje patentash.
Ndërkohë që vetëm sot, nga Gjirokastra në drejtim të kryeqytetit, janë nisur katër autobuzë, dhe pesë furgonë ndërkohë që shumë të tjerë, janë vetorganizuar duke shkuar në protestë me automjetet e tyre.
E njëjta panoramë është regjistruar edhe në Tepelenë, Përmet, Memaliaj, Këlcyrë, Dropull e Libohovë ku protestuesit e opozitës janë organizuar për të shkuar në kryeqytet. Burime nga PD lokale, konfirmojnë se vetëm nga Gjirokastra, janë nisur rreth 450 persona në drejtim të kryeqytetit, ndërsa në rang qarku, numri total përllogaritet diku tek 1000 persona.
Nga Kukësi burime bëjnë me dije se janë nisur rreth 1500 protestues, duke përfshirë dhe zonën e Hasit dhe të Tropojës. Shoferet e autobuzave në Kukës nuk kanë pranuar të vendosin postera të partise demokratike në xhamat e përparme të mjeteve.
Ndërkohë që një numër i konsiderueshëm qytetarësh janë nisur dhe nga qyteti i Beratit. Nga Dibra mësohet se janë nisur 6 mijë qytetarë, ndërsa nga Lezha 5 mijë.
Nga Elbasani dhe Durrësi nisja pritet që të bëhet më vonë, burime nga qyteti bregdetar thonë se do të nisen rreth 5 mijë persona.
Ndërkohë që në disa pika të ndryshme si në Fushëkrujë-Rinas, Shkodër apo në Fier ka pasur postblloqe të policisë, të cilat kryejnë kontrolle të ndryshme mbi mjetet.
Çfarë pritet të ndodhë sot në Tiranë:
Kreu i Partisë Demokratike do të dalë nga selia e PD për të marshuar drejt kryeministrisë. Bëhet me dije se nuk do të mbajë një fjalim gjatë protestës.
Për të marshuar drejt kryeministrisë protestuesit do të mblidhen në disa pika të ndryshme të kryeqytetit. Një grupim protestuesisht do të mblidhen tek korpusi. Një pikë tjetër grumbullimi do të jetë kryqëzimi ë 21 dhejtorit dhe zogut të zi. Banorët e Paskuqanit dhe Babrrusë do të bashkohen me ato të njësisë 8 dhe 9 në sheshin Skënderbej për të marshuar më pas drejt kryeministrisë.
Protestuesit gjatë marshimit do jenë të shoqëruar nga deputetët e zonave. Për të diskutuar mbi axhendën përfundimtare të protestës dhe për një kordinim mes opozitës kryetarja e LSI dhe kreu i PD zhvilluan dje një takim në selinë blu.
Për protestën që nis në orën 11 ende nuk është dhënë një afat për përfundimin. Sipas burimeve nga PD ka një kërkesë për rezistencë dhe për vazhdimësi të protestës deri në përmbushjen e qëllimit.
Po ashtu protesta e kësaj të shtune ka vënë në lëvizjë Policinë e Shtetit ku janë marë një sërë masash për mbarvajtejn e portestës dhe zhvillimin sa më të qetë të saj dhe pa incidente. Sipas burimeve nga policia e shtetit thuhet se do të aktivizohen rreth 1300 policë nga komisariatet e Tiranës, forcat shqiponja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për protestën e opozitës. Po të njëjtat burime thonë se mbi 900 forca policie do të jenë përpara kryeministrisë dhe rrotull sajë.
Burimet sqarojnë se do të këtë edhe një numër të caktuar policësh civil që do të jenë në detyrë. Në gadishmëri janë edhe policia bashkiake me të gjithe punonjësit e saj të rendit të cilët do të dalin në punë në cdo moment që ju kërkohet.
Uniformat blu do tu kushtojnë vëmëndje të veçantë ruajtjes se institucioneve që janë pranë bulevardit dëshmorët e kombit. Në gatishmëri për cdo llojë situate të mundshme do të jenë forcat zjarrfikëse dhe ambulanca.
Rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë nga drejtoria e përgjithshme e policisë u është lënë detyrë komisariateve të evidentojnë personat e dhunshëm. Ata do të monitorohen gjatë protestës. Kontrolle do të kryhen në akse të ndryshme të Tiranës për njerëz të dyshimtë ose për ata që ka informacion.
Ndryshe nga protestat e mëparshme priten të aktivizohen më pak punonjëse policie femra. Masa ka marrë edhe policia rrugore. Autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet. Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi” ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik.
Do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët ndërlidhëse të tij. Kufizim të pjesshëm mund të ketë edhe rruga që lidh selinë e PD me kryeministrinë.
(E.K/ Faxweb.al)