Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare portieri i penalltive, i njohur si portieri i Lokomotivës së Durrësit, Naim Dollaku. Mësohet se ai vuante nga zemra dhe së fundmi i ishte nënshtruar edhe një operacioni.
E veçanta e tij ka qenë suksesi në pritjen e penalltive. Nga 25 të tilla, Dollaku ka pritur plot 19. Ai mbetet një ga figurat më popullore në futbollin durrsak.
Në moshen 15-16 vjeçare, ai u aktivizua me të rinjtë e Durrësit, duke qene zbulim i trajnerit te moshave per kohen Fiqiri Dervishi. U aktivizua 4 vite me te rinjtë, duke u vlerësuar pas nje anketë portieri më i mirë në Shqipëri për këtë kategori moshash. Në vitin 1967, në Durrës për 10 muaj erdhi të punojë trajneri i famshëm Loro Boriçi dhe menjëherë e perfshiu Dollakun në formacionin e ekipit të parë.
Pas kryerjes së shërbimit ushtarak, Naim Dollaku u kthye në Durrës pranë Lokomotivës, ku u aktivizua si portier i parë, duke zevëndësuar portierin e shkëlqyer Teli Ciko. Dollaku u largua nga futbolli në vitin 1982. Gjatë karrierës së tij sportive me Lokomotivën, ai është drejtuar nga trajnerët Refik Resmja, Abdulla Duma, Petraq Ikonomi, Nysret Shyti. Vitet më të arta të Lokomotivës së këtij dhjetëvjeçari (1970-1980), ishin nën drejtimin e të mirënjohurit Skënder Jareci.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post