Aktori i Game Of Thrones Andrew Dunbar vdiq papritmas në shtëpinë e tij në Belfast në prag të Krishtlindjes.
Janë bërë homazhe për aktorin, i cili gjithashtu ka punuar si tour guide në Game of Thrones, ku kolegët e kanë quajtur një “shpirt të bukur ’.
Edhe shoku i tij, aktori Andy McClay tha se ai ishte gjithmonë kënaqësi ta kishe përreth dhe një ‘njeri i sjellshëm dhe i denjë’.
Andrew gjithashtu kishte pasion të ishte DJ dhe po punonte shumë në atë drejtim.
Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura.
Andrew, nga Portrush, Irlanda Veriore, gjithashtu ka punuar në shfaqje në hit të tilla si Line Of Duty dhe Derry Girls gjatë karrierës së tij.
Discussion about this post