Që Erion Veliaj kërkon që ti ngjajë hera-herës kryeministrit Rama, këtë e ka pranuar edhe vetë, pavarësisht se deri dje kishin një pikë ku ndaheshin, marrëdhëniet me gazetarët.
Nëse Rama ka qenë i njohur për sjelljen e tij, le ta moderojmë përcaktimin si “i ashpër”, Veliaj ishte përpjekur që me njerëzit e medias të kishte një marrëdhënie më të mirë, duke ditur edhe faktin se një pjesë të mirë të tyre ruan raporte gati-gati shoqërore, pa përmendur faktin se ai ështe ndër qeveritarët me më shumë kohë televizive në dispozicion.
Madje, madje, një pjesë e gazetarëve që mbulojnë Bashkinë janë përfolur disa herë që kanë përfituar dhe dhurata nga ana e kryebashkiakut.
Mirëpo dje i gjetur në një paneli përballë katër gazetarësh, Veliaj ‘’ndërroi lëkurë’’ duke kulmuar në akuza të drejtpërdrejta por edhe intimidim, të cilëve iu kujtonte pronarët dhe lejet e ndërtimit që ata merrnin te ai.
Gjuha e përdorur ishte e ngjashme me atë të kryeministrit Rama, po me një ndryshim, nëse gazetarët e politikës i hoqën mikrofonat kryeministrit kur nisi breshërinë e ofendimeve pak muaj më parë, katër panelistët dhe Fevizu i dhanë Veliajt të gjithë kohën e duhur për t’u shprehur.
Rama e quajti median kazan, ndërsa Veliaj gjeti një koncept tjetër, verem. Ndërsa ndaj gazetares Ornela Liperaj, shkoi edhe më tej duke e intimiduar me fjalën shpirti.
“Shpirti vogël, prit kekun të piqet…”, “Do bëhemi “Disko Lajme” me këtë emision. Je komplet jashtë”, këto ishin vetëm disa nga togfjalëshet e shprehura dje nga Veliaj.
Me siguri një nga arsyet se pse Veliaj zgjodhi të shfaqej në sulm gjatë ditës së djeshme, ishte për t’iu shmangur pyetjeve për shtimin e kullave në Tiranë gjatë mandatit të tij si “kërpudhat pas shiut”.
Për të shmangur pyetjet për Kullat Veliaj zbriti te fusha që di të bëjë më mirë, oratoria, dhe në këtë mënyrë nga gjithë debati ajo që mbeti në fund ishte zhurma.
Nën rreshta ai e pranoi, pas vendit ku sot ndodhet godina e Teatrit Kombëtar do të ketë një tjetër Kullë, ndërsa tha se për godinën e re, Bashkia nuk ka fonde për ta ndërtuar. Ndaj dhe do tia besojë një privati, i cili do të përfitojë truall nga prona publike.
Po ashtu si Rama që bënte sikur ngatërronte emrin e mediave nga ”Fax News” në ”Fox News”, ashtu edhe Veliaj e quajti stilolaps një portal që ka publikuar shkrime kundër lejeve të tij të kullave.
”Ju s’keni marrë vesh akoma dhe mund të qeshni sa të doni, por e vërteta është që jeni pjesë e këtij problemi të madhe jo në rastin konkret por në tërësi, ku akuzat kërcasin dhe ju u përçoni si një tel bakri që as ka detyrën të logjikojë dhe as ka përgjegjësinë për atë që përçon. Ju nuk lexoni, ju duhet të lexoni”, kështu iu drejtohej Rama gazetarëve kur kërkonte të mbronte Saimir Tahirin.
(E.K/FAXWEB)
Krybashkiaket socialiste e kans shembull nga Rama tu bejne dhurata teper te shtrenjta gazetarrve.
A ju kujtohet Niko Peleshi c’iu thoshye gazetareve per planin e Korces. Hajde t’iu coj ne Gjeemani tua paguaj une hotelin te takoni Bole Wilson. Keta keto leke ia heqin popullit dhe ia vene propagandes. Jane hardworking :p