22:00 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Netanjahu kundër Soros, miliarderi akuzohet se ka penguar planin e Izraelit për dëbimin e emigrantëve

11:16 | 06/02/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Netanjahu kundër Soros, miliarderi akuzohet se ka penguar planin e Izraelit për dëbimin e emigrantëve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se miliarderi Xhorxh Soros është duke financuar lëvizjet kundër planit të Izraelit për të dëbuar emigrantët.

Nga ana tjetër, filantropi Soros e mohon këtë akuzë.

Netanyahu i tha ministrave dielën se Soros i njohur për filantropinë dhe kontributet politike, është duke financuar një fushatë për të hedhur poshtë planin e Izraelit për deportimin e mijëra emigrantë afrikanë.

“George Soros po financon protestat. Obama ka dëbuar dy milionë emigrantë dhe ata nuk thanë asgjë,” tha Netanyahu ministrave, raporton Haaretz.

Një zëdhënës i miliarderit e mohoi akuzën e Netanjahut, dhe tha se Soros nuk po financon protesta në vend, por megjithatë sipas tij “Soros beson me bindje se, në përputhje me Konventën e Refugjatëve të 1951 dhe të drejtën ndërkombëtare, është gabim që një vend të dëbojë me forcë azilkërkuesit në vendet ku ata mund të përndiqen apo të vriten”.

Vitin e kaluar, kryeministri hungarez Viktor Orban zhvilloi një fushatë reklamash kundër Soros, duke e akuzuar atë se po përdorte pasurinë, pushtetin, ndikimin dhe rrjetin e organizatave joqeveritare për të “përmbytur” Bashkimin Evropian dhe Hungarinë me emigrantë.

Në atë periudhë, Ministria e Jashtme izraelite bëri thirrje që fushata të përfundonte duke e quajtur si  “antisemitizëm të perceptuar”.

Izraeli ka nisur tashmë lëshimin e urdhërave të dëbimit për emigrantët afrikanë, duke u lënë atyre 60 ditë kohë për të lënë vendin ose në të kundërtën do hyjnë në burg.

Izraeli është aktualisht një shtëpi për rreth 38,000 emigrantë afrikanë dhe azilkërkues, shumica prej tyre Eritrean dhe Sudanez.

Që nga viti 2007, rreth 60,000 emigrantë kanë hyrë në vend përmes kufirit të tyre me shkretëtirë me Egjiptin.

Izraeli ndërtoi një gardh 245 km në kufi në vitin 2013 si një përpjekje për të frenuar hyrjen.

Soros, një hebre i lindur në Hungari, nuk është  vetëm në betejen e tij me politikën izraelite. Në fund të janarit, më shumë se 800 rabitë dhe klerikë të tjerë hebrenj në SHBA nënshkruan një letër duke i bërë thirrje Izraelit të ndryshojë planin e saj për të deportuar emigrantët afrikanë, duke argumentuar se azilkërkuesit po “ikin nga tortura, skllavërimi dhe lufta”.

Burimi: RT.com

(F.G/Faxweb)

Pas

Cilat janë 4 shenjat më të fuqishme të Horoskopit (ARSYET)

Para

Fermerët e Divjakës ndihen të tradhëtuar nga qeveria, Basha: Hajde të bllokoni kryeministrinë!

Para
Fermerët e Divjakës ndihen të tradhëtuar nga qeveria, Basha: Hajde të bllokoni kryeministrinë!

Fermerët e Divjakës ndihen të tradhëtuar nga qeveria, Basha: Hajde të bllokoni kryeministrinë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.