Një mësues, 64-vjeç me iniciale Hasan Martani është arrestuar për veprime të turpshme pasi kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të klasës së shtatë.
Mësuesi është arestuar nga forcat e policisë pasi kishte kryer veprime të përsëritura, të turpshme me 14 vjeçaren. 64 vjeçari është mësues matematike në një shkollë 9-vjeçare. Veprimet e turpshme i kryente në ambientet e shkollës.
Po kështu gjatë dëshmisë së tij në polici 64 vjeçari i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se asgjë nuk është e vërtetë. Denoncimin në polici e kanë bërë prindërit e vajzës së mitur. Pas denoncimit në polilci mësuesi është pezulluar nga puna.
Sipas drejtuesve të shkollës ngacmimi ka ndodhur në Facebook. Drejtoreshae shkollën 9 vjeçare, Halilaj u shpreh për këtë ngjarje: Di që ngjarja ka ndodhur në Facebook dhe jo në ambientet e shkollës.
DETAJE:
Më datë 09.05.2017, u arrestua shtetasi Hasan M., 64 vjeç, banues në Tiranë, mësues në një shkollë 9 vjeçare në Tiranë, sepse në mënyrë të përsëritur, në ambientet e shkollës, ka kryer veprime te turpshme me një nxënëse 14 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale parashikuar nga Neni 108 i Kodit Penal.”, citohet në njoftimin e policisë. (J.V/Shuplaka)