01:58 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pas konfliktit Këlliçi-Salianji, ndërhyn Alfred Lela. Çfarë ka thënë për Henri Çilin

09:36 | 10/07/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas konfliktit Këlliçi-Salianji, ndërhyn Alfred Lela. Çfarë ka thënë për Henri Çilin

Prej së shtunës një debat në distancë përfshiu disa protagonstë të të rinjve në PD. Pas deklaratave të Salianjit se Basha përfshiu në lista personat që bënë opozitë të fortë ka ardhur menjëherë reagimi i kreut të forumit rinor në PD.

Belind Këllici edhe pse pa përmendur emra drejtoi akuza të forta në drejtim të Salianjit, duke e cilësuar atë si njeri të Neimit duke nënkuptuar Henri Çilin.

”Megjithatë është e pamundur të ruash këtë qetësi që i sherben unitetit, pas shpifjeve, trillimeve dhe baltosjes së një prej deputeteve të zgjedhur të PD, uzinjolos i cili pasi humbi në çdo kuti votimi në fshatin e tij të lindjes, guxoi dje të baltosë FRPD dhe punën e saj në 1 vit e gjysëm.”, thuhej ndër të tjera në reagimin e Këlliçit.

Mirëpo në debat është përfshirë dhe analisti Alfred Lela. Për të problemi nuk është Henri Çili. Lela vijon më tej duke thënë se është shqetësuese që në PD ashtu si në komunizëm po përpiqen që të shpiken armiq të jashtëm.

“Në këtë rast Belind Këlliçi, një djalë i ri i arsimuar jashtë ‘shpik’ Henri Çilin, të cilit i kujton edhe emrin e dikurshëm, për të shpjeguar rivalin e vet, Salianjin, degdisjen e PD në një përplasje të nxehtë por, duket edhe moskandidimin.

Ka patur shumë përpjekje për ta shpjeguar dështimin e PD në zgjedhje si vepër e ‘armiqve të brendshëm’ dhe ‘të jashtëm’. Kjo është një sjellje tipike komuniste, prej së cilës Partia Demokratike e frymëzimeve dhe shpresave të Dhjetorit, duhet të shpëtojë.

Nuk më alarmon shumë rivaliteti mes Bashës dhe Patozit; Salianjit dhe Këlliçit, dreqit e të birit. Dinamikat e egos, rivalitetit dhe, po deshët, kurtheve të protagonistëve politikë nuk janë të reja, dhe as janë shqiptare. Më shqetëson mentaliteti komunist i të kërkuarit të armikut imagjinar, krijimi i një klase me njerëz që nuk janë ne. Problemet në PD nuk shpjegohen duke shpikur ‘Henri Çilin e keq’.

Sado të gjata t’i ketë duart ai, nuk arrijnë te kaq shumë fasha, dinamika, përfaqësi, histori që mishëron Partia Demokratike. Henri është i pafuqishëm për të shpjeguar pafuqinë e gjithkujt që kërkon strehë te konspiracioni.

Në mos, për të është vënë në veprim antipatia për tipin social përfaqësues të tranzicionit, dhe emocioni i saj turbullon çdo gjykim. Henri është i papëlqyeshëm shoqërisht, me sa duket. Ndoshta ai nuk e ka hak gjithë këtë aversion, por as mitin prej Zhozef Fusheje nuk e meriton. Mund ta kënaqë, por ngazëllimi shpjegon tipin, jo mundësitë e njeriut”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e Lelës.

Kujtojmë se pak kohë më parë analisti u largua nga botimet ‘Mapo”, ku ishte një nga njerëzit më të afërt të Çilit. 

(E.K/SHUPLAKA)

Belind Këlliçi, Alfred Lela dhe Ervin Salianji

 

 

Etiketa: alfred lelahenri vilikellici
Pas

ALARMANTE, zbrazen fshatrat shqiptare në Mal të Zi, çfarë po ndodh? Flasin banorët (VIDEO)

Para

Atak në zemër, ndërron jetë në një lokal në Vlorë ish-kreu i INUK-ut Zyhdi Dajti

Para
Atak në zemër, ndërron jetë në një lokal në Vlorë ish-kreu i INUK-ut Zyhdi Dajti

Atak në zemër, ndërron jetë në një lokal në Vlorë ish-kreu i INUK-ut Zyhdi Dajti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.