Ka patur një urdhër që pallati shtatë katësh i cili gjatë periudhës së diktaturës ka shërbyer si zyrë administrate, është vendosur të shembet.
Janë vendosur skela dhe po kryehen punime të vazhdueshme gjatë ditës dhe gjatë natës ku po nxirren inerte për të bërë të mundur shembjen e ndërtesës pa dëmtuar godinat e tjera.
Aktivistë të shoqërisë civile kanë dalë kundër këtij vendimi të ndërmarrë, por duket se tashmë nuk ka asnjë ndryshim sepse puinimet për shembjen e godinës vijojnë pa ndalim.
Si fillim po shemben kolonat ekzistuese që ndërtesa të bjerë vetë. Kjo godinë kishte pasur dëmtime nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Ndërsa godina shtatë katëshe e projektuar nga Maks Velo është pjesë e listës së objekteve të kulturës konkretisht të kategorisë së dytë.
Discussion about this post