Presidenti Donald Trump thotë se ka dëgjuar “gjëra interesante” rreth alíenëve në një intervistë me djalin e tij Don Jr. Këto komente i bëri të enjten në Ditën e Baballarëve në kuadër të fushatës së tij ku diskutoi edhe për Roswell, qyteti i New Mexico i komentuar për praninë e UFO-ve.
“Para se të lini zyrën, a do të na tregoni nëse ka alíenë? Sepse kjo është një prej gjërave që vërtetë dua të di. A do të flasësh ndonjëherë për Roswell dhe të na tregosh çfarë po ndodh realisht?” – tha Don Jr.
Ndërsa Presidenti i Amerikës iu përgjigj duke i thënë: “Nuk do të flas tek ty për këtë, por është shumë interesante.” Në vitin 1947, një punëtor ferme zbuloi gjëra të paidentifikueshme në kullotat e deleve të tij jashtë Roswell. Zyrtarët e Air Force thanë se ishte rrèzuar diçka, por skeptíkët nisën dyshimet nëse ishte vërtetë diçka jashtëtokësore.
Dekada më vonë, ushtria amerikanë i cilësoi copat e paidentifikueshme si një projekt sèkret átomik. Megjithatë, teoria e UFO-ve mbetet míster.(A.M/Faxweb.al)