01:38 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PS rrëzon qeverinë, Braçe vendos veton për akcizën e naftës në peshkim

08:14 | 01/12/2016
në Aktualitet, Ekonomi, Te Fundit, Te Gjitha
0
PS rrëzon qeverinë, Braçe vendos veton për akcizën e naftës në peshkim

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur heqjen e akcizës për naftën që përdor sektori i peshkimit në vend. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, mësohet të ketë kërkuar heqjen e akcizës për naftën që përdor sektori i peshkimit, propozim i ri ky në paketën fiskale për vitin 2017, që shoqëron projektbuxhetin.

Ky propozim i Braçes është mbështetur dhe nga deputetë të tjerë në mbledhjen e djeshme të zhvilluar në mesditë në selinë rozë. Sipas Braçes, vendosja e akcizës për naftën që përdor ky sektor do të dëmtonte industrinë e turizmit dhe sektorin e kulinarisë, për të cilën tregu shqiptar ka krijuar një imazh të mirë për produktet e detit. Ministri i Financave Ahmetaj e ka justifikuar vendosjen e akcizës me faktin se kishte të dhëna se në këtë sektor po abuzohej me naftën pa akcizë, të cilën peshkatarët po e tregtonin jashtë peshkimit.

Mësohet se ministri Ahmetaj ka pranuar argumentin e deputetëve të Grupit Parlamentar socialist për të mos shtuar akcizën në këtë produkt për sektorin e peshkimit. Në mbledhjen e djeshme, kreu i Grupit Parlamentar u ka bërë të njohur deputetëve që koha për debatin në parim për projektbuxhetin është dakordësuar me kolegun Paloka në 4 orë për secilën palë.

Por PD-ja ka kërkuar që në këtë kohë të përfshiheshin dhe ndërhyrjet e ministrave. Ky propozim i Palokës nuk është pranuar nga Ruçi, i cili ka kërkuar zbatimin e Rregullores së Kuvendit. Kreu i Grupit ka kërkuar që në debatin maratonë, të flasin kryetarët e komisioneve parlamentare sipas sektorëve dhe deputeti relatues për çdo komision, ndërsa ministrat do të kenë ndërhyrjet e tyre sa herë që të jetë e nevojshme, për të sqaruar apo për t’iu përgjigjur akuzave të opozitës.

Etiketa: Braçeprojektbuxhetips
Pas

Vrau gruan me thikë, arrestohet 57-vjeçari xheloz

Para

 Mariah Carey më në fund del haptas, në lidhje me balerinin 13 vjet më të ri

Para
  Mariah Carey më në fund del haptas, në lidhje me balerinin 13 vjet më të ri

 Mariah Carey më në fund del haptas, në lidhje me balerinin 13 vjet më të ri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.