21:44 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rama: Do të bëhemi vendi i parë rajon me prokurime publike me inteligjencë artificiale

11:31 | 10/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lufta kundër pastrimit të parave, Rama: Kemi lënë pas vende të zhvilluara të BE-së

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se Shqipëria do të jetë vendi i parë në rajon që do të realizojë prokurime publike me 90% të procesit të realizuar përmes inteligjencës artificiale. I pranishëm në Konferencën rajonale “Formësimi i së Ardhmes së GovTech”, Rama tha se kjo do të sjellë një nivel objektiviteti e transparence të pakonkurrueshme.

Kryeministri theksoi se ky hap lidhet me një fazë të re të luftës kundër korrupsionit, ndërsa solli në vëmendje se raporti i SIGMA-s e rendit aktualisht Shqipërinë të parën në rajon për sa i përket prokurimeve publike.

“Bëhet fjalë për një model inovativ me Inteligjencë Artificiale për të realizuar prokurimet publike. Ne tanimë jemi në fazë tjetër komplet me prokurimet publike dhe këtë e tregon qartësisht raporti i progresit i BE-së, si dhe tryeza jonë e negociatave për anëtarësim ku pavarësisht të gjitha që stërthuhen, në aspektin e prokurimeve publike ne nuk kemi asnjë piketë të ndërmjetme dhe në bazë të raportit të SIGMA-s jemi në vendin e parë në rajon”, tha Rama.

Rama shprehu bindjen se me modelin e inteligjencës artificiale që po ndërtohet, rreth mesit të mandatit të katërt Shqipëria do të jetë vendi i parë që do të realizojë prokurime publike me 90% të procesit pa njeriun dhe me një nivel objektiviteti e transparence të pakonkurrueshme nga çfarëdolloj komisioni prokurimesh. “Kjo do të jetë një tjetër arritje falë këtij besimi që na jep teknologjia, sepse ndryshe procesi do të bazohej te sensibilizimi, trajnimi e me radhë”, tha Rama.

 

Pas

Lufta kundër pastrimit të parave, Rama: Kemi lënë pas vende të zhvilluara të BE-së

Para

Mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, në fokus ecuria e Komisioneve dhe seanca plenare e 12 dhjetorit

Para
Mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, në fokus ecuria e Komisioneve dhe seanca plenare e 12 dhjetorit

Mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, në fokus ecuria e Komisioneve dhe seanca plenare e 12 dhjetorit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.