Kryeministri Edi Rama në fjalën hyrëse të mbajtur në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste, falenderoi të gjithë ata që kontribuan dhe mbështetën Partinë Socilaiste në fitoren e mandatit të tretë qeverisës.
Gjithashtu Rama bëri një falenderim të veçantë për liderin hisytorik të së majtëve Fatos Nano, të cilin e cilësoi si babain politik që në fillim e deshi, pastaj e vrau e më pas e gjeti të rilindur, në respektin ndaj njëri-tjetrit
“Gëzuar 30-vjetorin e PS-së. Kjo është një ditëlindje e bukur. Faleminderit atyre që i dhanë kësaj partie, tiparet themelore të zhvillimit. Faleminderit liderit të saj, babait tim politik, që në fillim e desha, pastaj e vrara, pastaj e gjeta të rilindur, në respektin ndaj njëri-tjetrit. Faleminderit për anëtarët e Partisë Socialiste dhe kontribuuan në 30 vjet në arritjet e PS-së, ku kemi fituar, humbur, rrëzuar, jemi ringritur dhe kemi vijuar të ngjitemi bashkë.
U prefshin në paqe të gjithë ata që nuk jetojnë më, nga socialistja më e thjeshtë e deri tek Bashkimi. Jam i bindur se Bashkimi po na ndjek i buzëqeshur dhe është krenare për të bijën. Faleminderit për të gjithë, që na kanë dhënë vota, aq sa për të na bërë partinë më të votuar në vend. Faleminderit socialistëve, që nga 2005 më kanë dhënë privilegjin, që të drejtoj PS-në, që e kemi rritur dhe ngritur në nivelin e misionit historik të Shqipërisë 2030. Ndjesë kujtdo që në këtë rrugë është ndjerë i mënjanuar. Dua të kujtoj Gramoz Ruçin, që më është bërë si vëlla në këtë rrugëtim“, tha Rama.