Është zbardhur fjala e kryeministrit Rama, i cili dy ditë më parë ishte i ftuar në nga Fondacioni Friedrich Ebert si folës në “Eminent Lectures”.
Në fjalën e tij, ai u ndal në vendosmërinë e Shqipërisë në rrugën e reformave europianizuese, tek rëndësia e integrimit europian, zhvillimet në rajon dhe nevojën që Europa ka për Ballkanin.
Ndër të tjera, kreu i Qeverisë shqiptare mësohet të ketë thënë se Europa është i vetmi horizont në sytë e shqiptarëve, pasi ka të bëjë me të ardhmen dhe paqen, por Shqipëria nuk është duke rendur drejt anëtarësimit.
“Ne nuk duam të humbim perspektivën europiane. Europa ka të bëjë me të ardhmen, paqen dhe sigurinë, është i vetmi horizont në sytë e njerëzve tanë. Europa në rajonin tonë është një forcë shtytëse ende e fortë.
Nuk duam të humbasim perspektivën europiane. Por nuk jemi duke rendur drejt anëtarësimit. Europa për ne, do të thotë të ndërtosh të ardhmen mbi të pamundurën e së shkuarës.”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera Rama, i cili duke u ndalur tek reforma në drejtësi është shprehur se drejtësia në gjyqësor ka munguar për shkak të pandëshkueshmërisë.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post