23:43 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Rregullorja e re/ Nuk ulen penalitetet për tërheqjet e parakohshme nga fondet private të pensioneve

07:47 | 03/09/2024
në Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rregullorja e re/ Nuk ulen penalitetet për tërheqjet e parakohshme nga fondet private të pensioneve

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) miratoi së fundmi rregulloren “Për përcaktimin e penaliteteve të zbatuara në rastin e tërheqjes së parakohshme nga fondi i pensionit privat”. AMF përfundimisht është tërhequr nga ndryshimet e propozuara në versionin e hedhur për konsultim publik dhe ka lënë në fuqi penalitetet e parashikuara në rregulloren aktuale.

Sipas rregullores, penaliteti do të jetë jo më pak se 2% dhe jo më shumë se 5% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer pas 20 vitesh nga data e kontributit të parë; jo më pak se 5% dhe jo më shumë se 10% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore që fillon, pas 10 vitesh nga data e kontributit të parë deri në 20 vjet, përfshirë edhe vitin e 20-të; jo më pak se 10% dhe jo më shumë se 15% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore që fillon, pas 5 vitesh nga data e kontributit të parë deri në 10 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e 10-të; jo më pak se 15% dhe jo më shumë se 20% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore deri në 5 vjet nga data e kontributit të parë, përfshirë edhe vitin e pestë.

Në variantin e hedhur për konsultim publik në fillim të këtij viti, AMF propozonte penalitet deri në 15% të aktiveve të tërhequra, për çdo tërheqje të parakohshme të kryer në periudhën kohore nga data e kontributit të parë, deri në 5 vjet, përfshirë edhe vitin e pestë. Kjo masë penaliteti propozohej të zbatohej për shoqëritë administruese të cilat aplikojnë një tarifë vjetore administrimi deri në 1.5 % të vlerës neto të aktiveve të fondit. Në rastet kur tarifa vjetore e administrimit është mbi 1.5 % deri në 2.5% të aktiveve, masa e penalitetetit propozohej deri në 10% e aktiveve të tërhequra.

Në rastet e tërheqjeve të parakohshme të kryera në intervalin nga 5 deri në 10 vite si anëtar i fondit të pensionit, përfshirë këtu edhe vitin e dhjetë, projektrregullorja propozonte që penaliteti ishte jo më shumë se 10% e aktiveve të tërhequra. Në rastet kur tarifa vjetore e administrimit ishte mbi 1.5 % deri në 2.5% të aktiveve, masa e penalitetetit propozohej deri në 5% e aktiveve të tërhequra.

Sipas projektrregullores së propozuar, penalitetet do të llogariteshin deri në vitin e dhjetë të anëtarësisë në fond, ndërsa përtej këtij afati, për anëtarin nuk do të ketë penalitete për tërheqjet e parakohshme.

Por, skema e parashikuar në projektrregullore u kundërshtua nga të gjitha shoqëritë administruese. Disa prej tyre kërkonin penalitete më të larta, ndërsa një tjetër propozonte që penalitetet të uleshin, duke qenë se nivelet e propozuara ishin ndër më të larta në Europë. Pas konsultimeve, AMF është tërhequr nga propozimet e saj dhe përfundimisht ka vendosur të mos ndryshojë asgjë në dispozitat që lidhen me afatet dhe masat përkatëse të penaliteteve.

Pas

Paralajmërimi i frikshëm i Hamasit: Nëse vazhdojnë operacionet ushtarake të Izraelit, pengjet do t’u kthehen të afërmve të mbështjellë me qefin

Para

E bija iu sulmua nga motrat Berisha, babai i Klea Prengës: Vajzës i janë dëmtuar nervat e buzës, nuk është gati të flasë

Para
E bija iu sulmua nga motrat Berisha, babai i Klea Prengës: Vajzës i janë dëmtuar nervat e buzës, nuk është gati të flasë

E bija iu sulmua nga motrat Berisha, babai i Klea Prengës: Vajzës i janë dëmtuar nervat e buzës, nuk është gati të flasë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.