Said Duleviç ka qenë i ftuar në një lidhje Skypë me FaxNews. Ai ka diskutuar rreth problematikave të aplikacionit TikTok, jo vetëm ato që ai ndikon te shoqëria, por edhe si pjesë të ndryshme të shoqërisë kanë ndikuar për tu bërë mbyllja e tij. Ai shprehet se një nga rreziqet që argumentohet për përdorimin e tij është se nuk dihet se si mund të përdoren të dhënat e përdoruesve duke qenë se kompania që e zotëron atë, ndodhet në Kinë dhe ligjet e atjeshme funksionojnë ndryshe dhe SHBA nuk e ka kontrollin mbi të.
Gjitashtu një nga arsyet pse po kërkohet mbyllja e aplikacionit të përdorur nga qindra miliona njerëz, është aksesi që të jep për të bërë shpërndarjen e produkteve te një pjesë e gjerë individësh, me një pagesë shumë të ulët, ndryshe nga Instagrami dhe Facebook, sipas Duleviçit, që e cakton këtë si një nga arsyet kryesore të kërkesës së mbylljes së TikTok-ut, që është pasuar dhe nga fshirja e aplikacionit nga qeveritarë të shumë vendeve.
Said Duleviç: Vetë senati amerikan duan ta bllokojnë TikTokun se nuk kanë kontroll mbi të dhënat dhe nuk e dinë se cila është kompania në Kinë, është në ato fazat e veta po shuëm shtete janë duke e bllokuar në celularët e zyrtarëve.
Gazetarja: Kë mund të konsiderojmë rrezik nga ky rrjet social?
Said Duleviç: Rrezik është pjesa e rrjedhjes së të dhënave, kjo kompani është në një shtet që funksionon me ligje të thera. Ky mund të jetë një problem sepse nuk e dimë se si mund të përdoren ato të dhëna.
Gazetarja: Për t’u ndalur dhe te problematikat…
Said Duleviç: Një nga problematikat është që se duke qenë se estetika e këtij aplikacioni dhe forma është shumë vartëse. Janë dhe këto rreziqet e sfidave që janë më të mëdhajat në këto aplikacione.
Gazetarja: Si mund të kemi dhe një kontroll teknik për të gjithë adoleshentët dhe problemet që sjellë ky rrjet social?
Said Duleviç: Të gjitha aplikacionet kanë një sistem parental ku mundesh të bllokosh kohën dhe të shohësh çfarë bën fëmija yt. Po mos të harrojmë që mund të hapin një adresë tjetër.
Gazetarja: Ju thatë se mbyllja e TikTokut është një çështje politike, po çfarë do të sjellë në të gjithë botën ndikimi i kësaj?
Said Duleviç: TikToku është rritur në dy vite, të ketë mbi 1 miliard përdorues. E arriti për një kohë shumë të shkurtër. Janë dhe lobimet që kanë ndikuar për mbylljen e tij. Nuk është thjeshtë një aplikacion për argëtim, po edhe biznes për shumë persona.
Gazetarja: Po për protestat që janë bërë për mbylljen e TikTokut, çfarë mendimi keni?
Said Duleviç: Nëse pyetem unë që e kam TikTokun pjesë të punës, i bashkohem atyre në protesta. Aplikacioni duhet moderuar, si në Kinë.
Gazetarja: Duhet bërë një gjë e tillë dhe në pjesën tjetër të botës dhe sa e realizueshme është kjo?
Said Duleviç: Është e realizueshme, sepse filtrat vendosen në shtetin që je. Mund ta kthejmë në një aplikacion me vlera. Mbetet për t’u parë se çfarë ndodh.
Gazetarja: Çfarë problemesh do sjellë mbyllja e TikTokut dhe për sipërmarrjet e tjera?
Said Duleviç: Të gjitha bizneset që operojnë në rrjete socilae e kanë kanalin më të mirë nëse do tia tregosh biznesin tënd njerëzve pa paguar para. Instagrami dhe Facebook e kanë dei diku me pagesë. Prandaj ëështë duke u bërë ky sulm.
Discussion about this post