Pas takimit me kreun e PD-së Lulzim Basha, europdeputeti Knut Fleckenstein ka deklaruar se nuk ka kushte të tjera përveç 5 prioriteteve kyçe për futjen e Shqipërisë në BE.
“Shqipëria duhet të fillojë të punojë me reformat. Nuk do të ishte e drejtë të kishte kushte shtesë. Nuk ka kushte të tjera përveç 5 prioriteteve kyçe. Reformat duhet të vijojnë me shpejtësi. Do të vijojmë inkurajimin për hapjen e negociatave. U takova me presidentin dhe zyrtarë të tjerë, sot do të takoj disa nga ministrat e qeverisë. Zbatimi i Reformës në Drejtësi nuk është një proces i thjeshtë. Por ju konfirmoj që ne në PE do punojmë dhe inkurajojmë aktorët në BE në mënyrë që negociatat të çelen gjysmën e parë të vitit që vjen”, u shpreh Fleckenstetin.
Duke përsëritur edhe njëherë se “nuk është PE ai që e vendos këtë gjë por është këshilli”, ka kujtuar detyrën e Shqipërisë.
“Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë shumë që të çelen negociatat dhe me këtë ne do të kemi mundësinë të diskutojmë çështje të tjera deri në kohën që vendi të bëhet anëtar. (J.V/Shuplaka)