Dy skafe janë sekuestruar së fundmi në Shkodër, njëri prej tyre afërsi të rrugës Radhimë-Vlorë dhe një tjetër në ujërat detare Hoxharë-Triport.
Burime të policisë bëjnë të ditur se të dy skafet, njëri me gjatësi 5.10 m dhe tjetri me gjatësi 7.52 m, për të cilat u konstatua mungesa e dokumentacionit përkatës për zhvendosjen e mjeteve lundruese.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Policia Kufitare bllokon dhe sekuestron 2 mjete lundruese, në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Delta Force ! Më datë 01.06.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare & Migracionit Vlorë duke bashkëpunuar ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë dhe Repartin Delta Force, në zbatim të planit të masave për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë bërë të mundur konstatimin dhe bllokimin e dy mjeteve lundruese, me karakteristikat si më poshtë :
- Më datë 01.06.2017, pranë rrugës Radhimë-Vlorë, në bregdet u konstatua një mjet lundrues tip Skaf plastik, me gjatësi 5.10 m dhe gjerësi 2.10 m, si dhe me një motor të markës “Ervinrude” në pronësi të shtetasit F.H.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi i mësipërm nuk dispononte dokumentacionin përkatës për zhvendosjen e mjetit lundrues nga Jala për Durrës duke mos njoftuar autoritetet përkatëse.
Policia ka filluar procedimin penal ndaj shtetasit F.H., për veprat penale “Zotërimi dhe mbajtja”, “Ndryshimi i kushteve”, “Regjistrimi, klasifikimi, mënyra e përdorimit dhe kontrollit të mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT” bazuar në ligjin nr.8663, datë 18.09.2000.
- Më datë 01.06.2017, në ujërat detare Hoxharë-Triport pasi ka rënë në gjurmët e radarit të policisë kufitare një mjet lundrues, menjëherë shërbimet e policisë mbështetëse bënë të mundur bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit tip Gomone, me gjatësi 7.52 m dhe 3.08 m, me 2 motora të markës “Yamaha” në pronësi të shtetasit E.G.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se mjeti është nisur nga Porti i Durrësit pa certifikatë përdorimi nga policia kufitare. Policia ka filluar procedimin penal në ngarkim të shtetasit E.G., për veprën penale “Mosdeklarimi i ndryshimeve”, bazuar në ligjin për mjetet lundruese.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2013″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]