20:51 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sfida në Ukrainë, Dinamo publikon kërkesat e Skënderbeut: Hotel luksi, çokollatë e zezë dhe pica “Margherita”

19:23 | 12/09/2017
në Flash, Sport, Te Fundit
0
Sfida në Ukrainë, Dinamo publikon kërkesat e Skënderbeut: Hotel luksi, çokollatë e zezë dhe pica “Margherita”

 

Të enjten Skënderbeu do të luajë ndeshjen e parë në “Europa League” kundër Dinamos së Kevit në Ukrainë. Skuadra pritëse ka publikuar sot në faqen e vet zyrtare një informacion të detajuar për ekipin shqiptar. Nuk bëhet fjalë për taktikat apo pikat e forta a të dobëta të korçarëve, por për axhendën e tyre gjatë qëndrimit në Ukrainë.

 Në artikullin e publikuar bien në sy disa kërkesa të veçantë të Skënderbeut për vizitën 3 ditorë.

Skënderbeu në Kiev, dy ditë por asgjë tjetër veç futbollit”, titullohet artikulli i cili tregon përgatitjet e korçarëve në Ukrainë. Ne vijim, detajet e publikuar nga ukrainasit rreth vizitës shqiptare…

“Klubi nga qyteti i Korçës do të mbërrijë në kryeqytetin e Ukrainës pranë drekës të së mërkurës, më 13 shtator, me një udhëtim çarter nga Selaniku. Klubi shqiptar do të akomodohet në një nga hotelet më të mira të qytetit, “Premier Palace”, i cili gjendet vetëm pak kilometra larg stadiumit “Olimpiyskiy”.

Gjatë ditës, ekipi do të qëndrojë pushim ndërsa në orën 19:00, do të fillojë stërvitjen para ndeshjes, para të cilës do të zhvillohet konferenca për shtyp e trajnerit dhe një prej lojtarëve.

Kërkesat e Skënderbeut për ekipin pritës janë të zakonshmet, por ka edhe disa të veçanta. Topa futbolli, porta të lëvizshme, tavolina masazhi, peshqirë, akull, çaj, kafe… Përveç këtyre, shqiptarët kanë kërkuar për çdo pjesëtar delegacioni nga një çokollatë të zezë dhe biskota të kripura, shkruan Panorama Sport.

Në mëngjesin e ditës së ndeshjes, nuk ka asnjë plan të parapërgatitur nga Skënderbeu, ekipi do të qëndrojë në hotel. Delegacioni do të niset drejt stadiumit në orën 18:00 (lokale), 2 orë para fillimit të ndeshjes. Në orën 20:00 (lokale), do të dëgjohet bilbili i gjyqtarit Bart Verntenten dhe pas takimit, është parashikuar kthimi në hotel.

Një gjë interesante është se pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes, shqiptarët kanë porositur 10 pica “Margherita”.

(B.H/Shuplaka)

Etiketa: sknderbeu
Pas

Çudit Selena Gomez: Nuk kam miq të ngushtë

Para

Dikur çmendte Italinë me golin“fantazmë” sot ish-mesfushorit të Milanit i marrin makinën për borgje

Para
Dikur çmendte Italinë me golin“fantazmë” sot ish-mesfushorit të Milanit i marrin makinën për borgje

Dikur çmendte Italinë me golin“fantazmë” sot ish-mesfushorit të Milanit i marrin makinën për borgje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet i Shkozetit është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

Takimi në Stamboll, Ukraina dhe Rusia do të shkëmbejnë 1000 robër lufte

Zgjedhjet e 11 majit, nis protesta e opozitës, akuzojnë Ramën për vjedhje vote

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.