06:48 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shkatërrimi i arsimit parauniversitar dhe universitar, Sula: Tradhtia më e rëndë që i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama

15:00 | 20/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkatërrimi i arsimit parauniversitar dhe universitar, Sula: Tradhtia më e rëndë që i bëhet Shqipërisë nga Edi Rama

Deklarata e drejtueses së departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:

Kryetari i rilindjes, Edi Rama u shfaq para pedagogëve dhe publikut me të ashtuquajturin Dokument i Politikave të Arsimit të Lartë 2030. Si gjithmonë, propagandues dhe mashtrues, ai nuk mori asnjë përgjegjësi për gjendjen katastrofike të arsimit të lartë.

Të gjithë jemi dëshmitarë që arsimi i lartë, gjatë 12 viteve të qeverisjes së tij, është zhytur në krizën më të thellë.

Gjatë qeverisjes Rama, arsimi i lartë, në vend që të ishte faktor i zhvillimit të vendit dhe shoqërisë, u kthye në një prej shtysave kryesore të emigrimit të të rinjve. Nga të dhënat e INSTAT-it, nga 2014 e deri sot, numri i regjistrimeve në universitete ka rënë me mbi 60’000 studentë.

Kryetari i Rilindjes nuk u tha pedagogëve, studentëve dhe shqiptarëve se, gjatë viteve 2013- 2025, arsimi i lartë:

–          U bë mollë e ndaluar për vajzat dhe djemtë tanë.

–          Universitetet Shqiptare, janë të vetmet universitete të rajonit që nuk përfshihen në Rankimet Ndërkombëtare.

–        Universiteti publik sot është më i burokratizuar dhe struktura themelore e tij tërësisht e politizuar.

–           Arsimi i lartë ka financimin më të ulët, krahasuar me rajonin.

–           Ka pedagogët më të keqpaguar, krahasuar me kolegët në rajon.

–        Akreditimi i institucioneve dhe i programeve të studimit është kthyer në një proces klientelist dhe fiktiv.

–        Universitetet sot janë gjithnjë e më larg nevojave të tregut të punës.

–        Janë mbyllur mbi 30% të programeve të studimit e shumë prej Universiteteve po mbijetojnë me programe studimi profesionale 1 ose 2 vjeçare.

–        Programet e Mësuesisë, në degë si Matematika, Biologjia, Fizika, Kimi etj. janë mbyllur dhe shkojnë drejt asgjësimit të plotë.

Kryeministri e vendit, njëherësh ministër i Arsimit dhe Shkencës, foli për laboratorë të inteligjencës dhe rritjen e cilësisë së stafeve akademike,  ndërkohë që universitetet përballen me mungesën e infrastrukturës bazë për mësimdhënie dhe kërkim shkencor, pa laboratorë, pa infrastrukturë digjitale. Pedagogët sot e zhvillojnë mësimin si para viteve ’90, pa pajisjet bazë laboratorike, ndërkohë që paguajnë një deri në dy paga mujore për të botuar artikuj në revista me impakt ndërkombëtar. Pedagogët dhe kërkuesit shkencorë u bllokuan më shumë se 10 vjet për avancimin me grada shkencore, për shkak të mbylljes së studimeve doktorale.

Për çfarë cilësie të stafeve akademike flet kryetari i rilindjes, kur, pasi i përbuzi publikisht, dhe në vitin e 12 të qeverisjes jep për kërkimin shkencor vetëm 0,06 % të PBB- më e ulëta në Europë e rajon. Edi Rama, prej 2013, me urrejtje të pashembullt, refuzoi dhe ndërpreu dialogun me pedagogët dhe profesoratin. 

Kryeministri e harroi Paktin me universitetin, Kartën e studentit dhe kreditë studentore të cilat kanë zero shërbime dhe janë një mashtrim i madh i kësaj qeverie. Studentët shqiptarë paguajnë tarifat e shkollimit më të lartat në rajon. Studentët përballen me koste jetese sikur të jetojnë në Berlin, Romë apo Paris, ndërsa,

–         mbi 40% e maturantëve refuzojnë të arsimohen në universitetet tona dhe zgjedhin të shkollohen jashtë;

–         60% e maturantëve me notë mesatare mbi 8-të zgjedhin të ikin jashtë vendit.

–        Të rinjtë tanë zgjedhin programe të Infermierisë dhe tekniko-mjekësore me qëllimin e vetëm, emigrimin e shpejtë jashtë vendit!

ashtu si në çdo fushë tjetër, edhe në arsimin e lartë, kjo qeveri prodhoi Rrënimin!

Shkatërrimi i arsimit universitar dhe parauniversitar është tradhtia më e rëndë që i bëhet Atdheut nga Edi Rama.

Më 11 Maj 2025 kjo meriton një përgjigje!

Pas

Shtëpia e barit në Vlorë, në ndjekje penale një faturist dhe dy elektricistë

Para

Pentagoni urdhëron rishikimin e buxhetit, riinvestimin e 50 miliardë dollarëve në përparësitë e presidentit për mbrojtjen

Para
Pentagoni urdhëron rishikimin e buxhetit, riinvestimin e 50 miliardë dollarëve në përparësitë e presidentit për mbrojtjen

Pentagoni urdhëron rishikimin e buxhetit, riinvestimin e 50 miliardë dollarëve në përparësitë e presidentit për mbrojtjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.