Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi ka deklaruar se emri Çamëri nuk mund të hiqet, madje askujt të mos i shkojë mendja për diçka të tillë.
Idrizi, i ftuar në Intervistën e mbrëmjes në Ora News tha se ajo zonë njihet prej 2 mijë vjetësh dhe është larë me gjak.
“Ajo që dua të them është që emri Çamëri nuk ka as burrë none as grua none, as palaço që ti shkojë në mendje që ta heqë, se për ta hequr nuk e heq dot. Është një zonë që njihet prej 2 mijë vjetësh dhe është larë me gjak dhe janë zona shqiptare. Për ta negociuar po ka luajtur mendsh ndonjë sigurisht që do të përballet jo me protesta, por shumë më tepër se kaq”, tha ai.
Ai ftoi të gjithë që ditën e shtunë ti bashkohen protestes përpara ambasadës greke për të protestuar kundër deklaratave të Presidentit të Greqisë, por edhe të çështjeve të tjera. (B.H/Faxweb)