15:34 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërthen keq Lefter Koka: Nuk mund të më tërheqë zvarrë Saliu (Konfirmon përplasjen me Kryemadhin)

17:08 | 19/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
I pabinduri Lefter Koka, ish-ministri vendos të mbajë mandatin e deputetit. Del kundër Kryemadhit

Lefter Koka ka konfirmuar çarjen e tij me LSI-në dhe faktin që nuk do të dorëzojë mandatin e deputetit. Në një reagim të minutave të fundit Koka ka shpërthyer në akuza dhe në drejtim të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual të PD-së Lulzim Basha.

Koka akuzon Berishën se ende në shekullin e 21 kërkon që zgjidhja të vijë përmes plumbave.

Lëkundja e Kokës për të lënë mandatin u përfol prej ditës së djeshme, kur ai nuk shkoi në mbledhjen e grupit të LSI-së, ku u vendos djegia e mandateve.

Koka shton se mandati i tij nuk mund të përdoret për t’iu vënë flakën institucioneve të shtetit.

Reagimi:

Opozita dje mori vendimin për të djegur mandatet e deputetit. Vendimi im i palëkundur është se unë nuk do të djeg mandatin e deputetit, që mijëra durrsakë më kanë besuar. I zgjedhur prej vullnetit të bashkëqytetarëve të mi, për të ushtruar pushtetin legjislativ dhe të jem përfaqësuesi i tyre.

Parimet e mia në 2 dekada te jetës sime politike janë udhëhequr vetëm nga interesi i qytetarëve. Janë ata që me kanë treguar gjithmonë cila është e drejta dhe e vërteta, janë ata bashkëudhëtarët dhe udhërrëfyesit e mi.

Ky nuk është një vendim thjeshte i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut, i cili në shekullin e 21 bën thirrje për plumba ballit. Dhe nese erdhi dita që ai të tërheqë zvarrë LSI , a thua se LSI është Luli, nuk mund të më tërheqë zvarrë mua drejt aventurave qe une i gjykoj të turpshme për shoqërinë shqiptare dhe demokracinë.

Mandati im është besimi i mijëra qytetarëve. Është mandati i qytetarisë, kulturës dhe fisnikërisë durrsake , që as në ditët më të vështira të këtij qyteti nuk theu kurrë një xham. Qytetarët durrsakë kanë treguar në çdo kohë, se ata janë shembulli më i mirë i shoqërisë shqiptare. Mandati im nuk mund të përdoret asesi për t’i vënë flakën institucioneve shtetërore apo parlamentit shqiptar.

Thellësisht mirënjohës për të përfaqësuar sa më denjësisht zërin tuaj!

Në një reagim të mëngjesit të sotëm Jamarbër Malltezi deklaronte se Koka është i detyruar që të hedhë vallen e Ramës, për shkak të një afere korruptive që ka firmosur në kohën kur ka qenë ministër. (LEXO KËTU) 

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: kokakryemadhiLefter Koka
Pas

Djegia e mandateve, Vasili tregon pse LSI mori këtë vendim

Para

Lajm i hidhur për galaktikët, ylli brazilian në rrugën e pa kthim drejt largimit

Para
Lajm i hidhur për galaktikët, ylli brazilian në rrugën e pa kthim drejt largimit

Lajm i hidhur për galaktikët, ylli brazilian në rrugën e pa kthim drejt largimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia e shpall Amnesty International “organizatë të padëshirueshme”

Rifillon dërgimi i ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, Netanyahu pranon se vendimin e mori pas trysnisë së ndërkombëtarëve

“Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme”, KE: Rritja ekonomike këtë vit parashikohet 3.6 përqind

Nga takimi me Papa Leo XIV te urimet nga pjesëmarrësit, Kryegjyshi Botëror Edmond Brahimaj kremton në Vatikan 66-vjetorin e lindjes

Spanja urdhëron Airbnb të heqë 65.000 oferta/ Shkak, përkeqësimi i krizës së strehimit në vend

Rumania zgjedh Europën. Humb presidencialet kandidati i ekstremit të djathtë

Aksident në aksin Fier-Patos/Automjeti përplaset me autobusin e linjës, drejtuesi përfundon në spital

GJKKO dërgoi dosjen “Partizani” për gjykim, Gjokutaj: Do të ecet me gjykim të zakonshëm, ja pse nuk kërkojmë gjykim të shkurtuar

“Përplasja” në distancë për titullin, liga Serie A vendos kur luhen ndeshjet e Napolit dhe Interit

Drejtori i Policisë së Shtetit takon zyrtarë britanikë për thellimin e bashkëpunimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.