Ambasada e SHBA-ve në Tiranë vijon që të shprehë mbështetjen e pakufizuar në drejtim të Reformës në Drejtësi që po kryhet prej më shumëse tre vitesh në vendin tonë.
Së fundi ambasada ka postuar një video informuese, ku shprehet se SPAK dhe BKH do të veprojnë si FBI në SHBA, dhe do të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta.
Deklarata e plotë e ambasadës së SHBA-ve:
Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.
Këtë javë, mësoni se si Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), njësia hetuese dhe një nga dy elementët e SPAK, do të veprojë në mënyrë të ngjashme me FBI-në amerikane dhe do të hetojë korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e organizuar. Elementi i dytë i SPAK, Zyra e Prokurorit të Posaçëm ose SPO, do të çojë në gjykatë çështjet e hetuara nga SPAK.
Kjo video tregon se si 4 milionë dollarë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dhënë për BKH-në, do të përdoren në mbështetje të përpjekjeve të Shqipërisë për zhvillimin e sistemit etik, transparent dhe profesional të drejtësisë që qytetarët e saj meritojnë. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post