06:37 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Tensionet PS-LSI/ Rama shkarkon Manjanin, Tahiri dhe Koka në pikëpyetje. Çfarë po ndodh me mazhorancën?!

23:11 | 29/01/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tensionet PS-LSI/ Rama shkarkon Manjanin, Tahiri dhe Koka në pikëpyetje. Çfarë po ndodh me mazhorancën?!

Vazhdon tensioni midis dy partive të koalicionit qeverisës PS dhe LSI. Kryeministri Edi Rama ka firmosur dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.

Sipas burimeve të brendshme të dy selive partiake, që raportojnë për “Shuplaka-n”,  Manjani ka pranuar të japë dorëheqjen dhe e ka firmour atë. Madje ai ishte pregatitur të mbante edhe një konferencë për shtyp rreth orës 09:30 të mëngjesit të nesërm, por ka qenë pikërisht kreu i Kuvendit Ilir Meta, ai që e ka penguar.

Mesa duket Meta ka vendosur të japë një provë “force” ndaj PS-së, pasi sipas të njëjtave burime, në këto momente LSI kërkon dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

Ndërsa kryeministri Rama, pas kësaj kërkese të LSI-së,  veç dorëheqjes së Manjanit kërkon edhe dorëheqjen e ministrit Lefter Koka.

Burimet nga selia e PS-së bëjnë me dije se Rama është rikthyer edhe njëherë në negociata për shkarkimin e ministrave të lartpërmendur.

“Shuplaka” mëson se ka shumë tension mes Ramës dhe Metës, dhe sipas debateve të deritanishme duket sikur është pranuar dorëheqja e Tahirit në shkëmbim të dy ministrave të LSI-së.

Për një moment kjo negociatë u quajt e përfunduar dhe pothuajse u arrit marrëveshja, por ministri Tahiri nuk ka pranuar të japë dorëheqjen.

“Unë nuk pranoj dorëheqje por vetëm shkarkim.”, mësohet të jetë shprehur ai.

Negociatat e tensionuara vazhdojnë ende në këto momente dhe nëse ecin me këtë ritëm, me shumë gjasa dita e nesërme do të gdhijë me tre ndryshime ministrash. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: edi ramailir metaLefter KokaLSIpssaimir tahirisherrylli manjani
Pas

Sokol Balla: Dikush kërkon kokën e Manjanit, tjetri përgjigjet zjarr për zjarr me emrin e Tahirit

Para

Berisha në Facebook: Rama shkarkon Manjanin, fiton “Escobari”!

Para
Berisha ngushëllim për Andrea Stefanin: Kritik dhe kundërshtar i palëkundur i imi, lë boshllëk të vërtet në arenën e debatit

Berisha në Facebook: Rama shkarkon Manjanin, fiton "Escobari"!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.