Një nënë 35-vjeçare është shkrumbuar bashkë me foshnjën e saj 6-muajshe brenda banesës së tyre në qytetin e Tepelenës.
Sipas Policisë lokale, dyshohet se shkak për zjarrin në katin e parë të banesës në lagjen “15 Shtatori” ka qenë rrjedhja e menjëhershme e gazit, gjatë kohës që gruaja flinte bashkë me foshnjën.
Për fat të mirë, në momentin e zjarrit nuk ndodheshin në banesë bashkëshorti dhe fëmija tjetër i çiftit, një djalë 5-vjeçar.
Më poshtë “Shuplaka” ju sjell foto nga vendngjarja që tregojë se si ka përfunduar banesa pas zjarrit. (A.R/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”408″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]