Ambasadorja amerikane Yuri Kim duket se po shfrytëzon lirimin e masave të pandemisë, për të vizituar destinacionet turistike në vendin tonë. Kim është ndalur së fundit në qytetin e Beratit, për të cilin thotë se ka marrë me vete mbresat më të mira.
Kim shkruan në postimin e saj: Berati është qytet i mrekullueshëm-magjespsës, udhërrëfyes të mrekullueshëm, kisha antike dhe ikona që të mbushin sytë me l.ot. Jam e lumtur të shoh se si USAID ka ndihmuar në zhvillimin e Turizmit.
Gjatë një takimi me ministrin Blendi Klosi në 20 maj, ku ende ishin në fuqi kufzimet e lëvizjes, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se mezi priste edhe vetë planin për hapjen e turizmit që të vizitonte Shqipërinë.
‘Pata një bashkëbisedim të mirë ditën e sotme me Ministrin e Turizmit Blendi Klosi në lidhje me planin për hapjen e turizmit në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi dhe Kosovë. Mezi po pres të udhëtoj nëpër Shqipëri dhe të vizitoj vendet historike dhe kulturore si dhe të takoj njerëz të mrekullueshëm. Shqiptarët janë mikpritësit më të mirë në botë’, shkruante Kim asokohe, premtim që duket se po e vë në zbatim që këtë fundjavë.
Discussion about this post