Kreu i PD-së Lulzim Basha pas dorëzimit zyrtar të mandateve në Kryesinë e Kuvendit, ka mbajtur një fjalim në selinë blu. Basha tha se beteja e radhës do të jetë në të gjitha qytetet e Shqipërisë, çka nënkupton kërkesën për zgjedhje të parakohshme. Kreu demokrat në fund të takimit së bashku me qytetarët këndoi dhe Himnin Kombëtar, duke nënvizuar se qytetarët shqiptarë janë të parët.
Reagimi i Bashës:
Nuk na duhen valët, se kemi valët popullore. Opozita i vuri kyçin Parlamentit të krimit. Ne jemi sot me ju dhe për ju, nisëm një rrugëtim bashkë me ju derisa integrimi i vendit të bëhet realitet.
Le ta shpërndajmë këtë energji që buron vetëm nga shpirti i një rrace fisnike si ne, në çdo cep të Shqipërisë sonë të dashur, për largimin e të mallkuarës së Ballkanit dhe të Europës.
Po miqtë e mi, Shqipëria do të ketë një të ardhme, dhe ajo nuk u takon kriminelëve, nuk iu takon oligarkëve, nuk i takon njeriut që e solli këtë të zezë , Edi Ramës dhe bandës së tij hajdute. E ardhmja është e juaja, e njerëzve të lirë të këtij vendi, ne do ti japim fund pandëshkueshmërisë.
Së bashku do të kemi një qeveri të popullit, me popullin dhe për popullin. Bëhuni gati për betejën e radhës, në Tiranë, në Shkodër, në Korçë, në Vlorë, në të gjithë Shqipërinë.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post