05:47 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në ish-Bllok, gazetari tregon si ‘shpëtoi për pak’: Nëna ishte bërë meit, e kishin vrarë në pragun e derës

08:12 | 15/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kanabisi dështoi në tregjet evropiane! Po tani?

Natën e djeshme në një nga zonat më të banuara të kryeqytetit, ish-Bllok u vra një 64-vjeçar, që njëherësh kishte në pronësi disa biznese.

Pavarësisht orës së hershme kjo nuk i pengoi vrasësit që të përfundonin qëllimin e tyre. Gazetari Armand Maho rrëfen se në këtë orar kishte dalë të bënte disa blerje, e fati kishte qenë me të këtë herë.

Ai tregon se vrasja kishte ndodhur nën dritaren e prondërve të tij, të cilët ishin të shokuar nga gjithë ajo që kishte ndodhur.

Maho tregon se në vendin ku u gjet i vdekur viktima, nuk mund të lëvizin makina me shpejtësi, duke hedhur poshtë atë që thoteë policia.

REAGIMI I GAZETARIT:

Kabul!

Duhet te ishte ora 8 e 30 mbrembjes kur kisha dale te beja nja dy pazare! Teksa kthehesha, me trastat ne duar dhe duke share neper dhembe me mendimin qe duhet te ngjitesha pese kate me kembe me nje koli uji me vete para hyrjes se pallatit dalloj nje mori te madhe uniformash policie. Hyrja ndodhet ne rrugen Nikolla Tupe prane sheshit Willson.

Nje nga zonat me te shtrenjta te Shqiperise, ku shteti e tarifon metrin katror jo me pak se 1 mije euro. Por te thuash te verteten eshte nje pleh qe nuk e gjen as ne ndonje cep te humbur te botes.

Diten nuk ke ku te futesh nga makinat qe behen kapice, mengjesi fillon me borite qe bien papushim se skane nga te kalojne, ndersa naten behet strehe te droguarish qe tymosin qetesisht hashash. Pallate me suva te rena dhe uje e balte nga te gjitha anet. I vetmi kalim per makinat eshte nje si bicim tuneli, poshte nje 10 kateshi te ndertuar para 10
apo 12 vjetesh ( ne kulmin e rilindjes se Tiranes) i cili ka zaptuar rrugen ekzistuese.

-zoteri eshte gjetur nje njeri i vdekur dhe nuk lejohet kalimi- mu drejtua polici i cili ne ate moment po vendoste shiritin qe tregon skenen e krimit.
Po me duhet te shkoj ne shtepi!
– kur te mbarojn veprimet hetimore!

Ne pallatin ngjitur ne katin e pare banojne prinderit e mi dhe ngjarja kishte ndodhur as pese metra larg hyrjes se tyre. Hodha syte dhe pashe nje njeri ne fund te nje makine tip Renoje ngjyre bezhe. Ate makine ishte hera e dyte e qe e shikoja.

Nje apo dy dite me pare kishte zene aq keq rrugen sa na duhej ti vinim verdalle makinave te thera per te kaluar. Ne fillim mendova se personin e shtrire kishin goditur me makine qellimisht pasi nga kendi qe po shikoja une dukej si nen rrota.

Ne dritaren e saj qendronte ime me qe ish bere meit. Ndihej e pasigurt ne shtepi te saj. Ishin brenda bashke me tim ate ne hall te tyre dhe ne prag te deres u ishte vrare nje njeri. Shumica e komshinjve perfshire dhe time shoqe skishin degjuar gje, pervec nje krisme te thate qe perngjante me shume me nje fishekzjarr qe ne kete zone jane thuajse te pernatshme.

Sa per vitkimen nuk di te them shume sepse nuk e njihja por fqinjet me folen fjale te mira per te. Kishte dy djem binjake dhe pergjithesisht shikonin punen e tyre. Djemte, njeri prej tyre i martuar banonin ne katin e 3 te nje pallati ekzistues, dhe ai pjese e dekorit e katrahures se sheshit. Ne shtepi nuk me linin te shkoja keshtu qe prita ndonja dy ore te mira ne shtepine e tim eti nga ku dhe ndiqja lajmet.

Degjoja gjithfare gjerash per te shtena nga nje makine BMË e cila “eshte larguar me shpejtesi” apo se ngjarja na paska ndodhur ne nje parkim te nendheshem… por asnjera prej tyre nuk qendron. E para sepse ne ate vend ske nga te fusesh makinen sepse rruga ishte e bllokuar, e jo me te largohesh me shpejtesi dhe e dyta ska parkime te nendheshme.

Personi eshte vrare ne nje zone te banuar, ku hyjne e dalin njerez. Autoret duhet te kene pritur aty dhe jo me kot. Ai shesh eshte kthyer ne vend ideal per te mbaruar pune dhe per tja mbathur. Nuk po flasim per periferine, as per ndonje cep te humbur por per nje nga zonat me ruajtura ne shqiperi e rrethuar nga biznese te shtrenjta dhe banka!

Eshte hera e dyte qe ne te njejtin vend ndodh nje vrasje e ketij lloji dhe organet e hetimit e kane thuajse te pamundur identifikimin e autoreve. Policia mund te kete 1000 gjynahe ne kete vend por ne kete rast ska asnje faj.

Erresira, dhe rremuja e makinave ste lene shume hapesire per te vepruar. Ne rast se Bashkia nuk do ishte e zene me mbjellje pemesh,apo me propagande boshe dhe te vinte ndonje ndricim, apo pak rregull ne sheshin mes pallatit te pakten keto ngjarje ne vendet e populluara do ishin shmangur. Por ne ate terr qe sundon aty as kamerat e bisneseve nuk bejne pune. Dhe krimi nuk fal. Ai gjithsesi do gjeje nje menyre qe te mbaroje punen e tij, por jo ne mes te Tiranes dreqi ta haje!

Ne ate ore aty mund te kalonte kushdo, krahas viktimes. Ndonje njeri ne hall te vet apo dhe ndonje femije! Nga ana tjeter kjo ngjarje tregon se asnje se ka jeten e sigurt ne kete vend. Mund te jetosh ku te duash, ne qender te Tiranes apo dhe ne maje te malit. Jeta jote serish varet ne dore te fatit, apo humorit te vrasesve.

Nje minute me pare apo nje minute me pas dhe aq e pate… mund te mos jesh me. Psh personalisht qellova me fat qe nuk u ktheva ndoja 30 minuta me pare, dhe kete fat fale Zotit e paten dhe shume te tjere. Po radhes tjeter do na ece me fati?!

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: armand mahobiznesmenigazetarimahoVrasja
Pas

La 17 persona të vdekur, kush është 19-vjeçari që u arrestua nga policia në SHBA

Para

”Me kë të merret Rama më parë…????”, anëtarja e kryesisë së PD-së paralajmëron tallje sot në Kuvend

Para
‘’O Shkodra ime…! Si e duron këtë shfaqje injorance, katundarie e arrogance”, koordinatorja e PD-së ‘vajton’ për qytetin e saj

''Me kë të merret Rama më parë...????", anëtarja e kryesisë së PD-së paralajmëron tallje sot në Kuvend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.