06:16 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zgjidhja e çështjes së Kosovës, media serbe paraqet 5 skenarë të mundshëm

13:25 | 10/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Parlamenti Evropian voton mocionin që obligon pesë vendet europiane ta njohin Kosovën

Mediat serbe vazhdojnë ta kenë kryetemë çështjen e Kosovës. Gazeta beogradase “Blic” ka prezantuar pesë skenarë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Sipas kësaj gazete, ndarja e territorit, normalizimi i marrëdhënieve, korrigjimi i kufijve, shkëmbimi i territoreve dhe mbajtja e gjendjes staus quo, janë pesë skenarët për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Si anë pozitive e kësaj zgjidhjeje shihet se Serbia e kthen kontrollin mbi territorin e veriut të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ndërsa ana negative e kësaj është se statusi komunitetit serb në jug të lumit Ibër, nuk është përfshirë në ndarje”.

Siç shkruan gazeta “vitin 2019 bashkësia ndërkombëtare e ka cilësuar si vit vendimtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe si opsioni i parë përmend ndarjen e territorit, për të cilin thotë se me dekada të tëra ka tingëlluar si një “dalje të mundshme dinjitoze e Serbisë nga Kosova”, përcjell Telegrafi.

Gazeta konstaton se kjo ide është e vështirë të realizohet, sepse ajo ishte e mundur menjëherë pas përfundimit të konfliktit në vitin 1999, por thuhet se edhe sot ende ka kundërshtarë të fortë në bashkësinë ndërkombëtare.

Siç thuhet Prishtina në këtë rast ka shumë të ngjarë që do të hiqte të drejtat e veçanta për serbët, që përfshijnë kompetenca të mëdha të vetëqeverisjes lokale, vendet e garantuara në parlament dhe pjesëmarrjen obligative në qeveri.

Një alternativë tjetër është normalizimi, domethënë marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin, që nuk do të thoshte një njohje formale të pavarësisë së Kosovës, por do ta zhbllokonte anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.

Anë pozitive e kësaj zgjidhjeje, sipas gazetës serbe, do të ishte ruajtja e bashkësisë unike serbe dhe trashëgimisë së tyre kulturore në Kosovë në kuadër të një autonomie të gjerë dhe lidhja speciale me Serbinë. Ndërsa, si një dobësi të kësaj zgjidhjeje, gazeta e sheh në atë që Serbia në marrëveshjen përfundimtare detyrimisht merr pak më shumë nga ajo që ishte arritur me marrëveshjen e parë, e që ishte Asociacioni i Komunave Serbe.

Ndërsa si një një çështje e madhe, sipas gazetës, imponohet që autoritetet në Prishtinë do të respektojnë autonominë e serbëve, pasi Kosova të jetë anëtarësuar në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Më tej “Blic” shkruan se korrigjimi i kufirit është zgjidhja që më shpesi përmendet dhe do të thotë “një sadisfaksion më të paktë territorial sesa ndarja e Kosovës”.
“Mundësia e parë në kuadër të këtij opsioni nënkupton, që Kosova të kthehet në kufijtë e vitit 1953, që do të thotë se Serbia merr kontrollin mbi pjesën më të madhe ose të gjithë zonën e komunës së Leposavicit, ndërsa opsioni tjetër do të nënkuptonte se Prishtina mban Mitrovicën dhe Ujmanin”.

“Si përparësi e zgjidhjes së parë është fakti se se veriu i Kosovës do të mbetet kompakt me dy komuna dhe Mitrovicën unike si një qendër urbane që mund të marrë statusin e një distrikti të veçantë”.

Sipas gazetës, “një tjetër variant i korrigjimit të kufijve ofron një tërësi më të madhe territoriale, por të dyja zgjidhjet, edhe në rastin e ndarjes, ofrojnë mbrojtje strategjike për Kopaonikun dhe “pjesën e butë të Serbisë qendrore”.

Korrigjimi, sipas “Blicit”, do të thotë gjithashtu se resurset e Trepçës dhe Ujmanit kanë administrim të përbashkët të serbëve dhe shqiptarëve, ose një privatizim të negociuar, por brenda sistemit të Kosovës.

“Si opsion i katërti i zgjidhjes potencohet shkëmbimi i territorit, që do të bëhej sipas parimit etnik dhe një zgjidhje të tillë, thuhet, ka domethënie e një marrëveshjeje të përhershme historike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, sepse për shumicën pajtimit është e mundur vetëm me ndarje etnike”.

Mirëpo, thuhet se “në këtë skenar shumë çështje mbeten të hapura, së pari: Cila është fitorja e vërtetë për Serbinë dhe serbët në Kosovë?”.

Së fundmi, gazeta thotë se “si skenar i pestë është mbetja në gjendjen e njëjtë, ose në status quo. “Ky është propozim i atyre që besojnë se zgjidhja brenda këtij viti është një opsion i pafavorshëm”.

“Ndërsa, si një pasojë kryesore negative e status quo-s, është se shqiptarët në Kosovë nuk do ta pranojnë Serbinë si vend të tyre dhe me ndryshimin e rrethanave gjeopolitike, do ta forcojnë unitetin e tyre social dhe politik me Shqipërinë”, shkruan gazeta serbe.

Pas

“T’fala Dritan Dajtit!”, Rama i përgjigjet ashpër komentuesit: Mos u zgërdhi shumë se…

Para

Vendimi për Dritan Dajtin, paralajmëron ministrja e Drejtësisë

Para
Vendimi për Dritan Dajtin, paralajmëron ministrja e Drejtësisë

Vendimi për Dritan Dajtin, paralajmëron ministrja e Drejtësisë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.