Gjykata e Durrësit ka dhënë masën paraprake ‘arrest me burg’ për katër personat e kapur me shumën e 3.4 mln € të sekustruar ditën e dielë në portin e Durrësit.
Gjykata ka vendosur ‘arrest me burg’ për: Agim Çeka, 61 vjeç, Edi Lika (Cani), 41 vjeç dhe i biri, Klevi Lika (Cani), 21 vjeç, si dhe Alban Mollaymeri, 40 vjeç.
Ndërkohë që gjykata e Durrësit ka vendosur moskompetencën dhe çështja transferohet tek Krimet e Rënda.
Po ashtu arrest me burg në mungesë pritet të kërkohet edhe për dy kushërinjtë e shpallur në kërkim si porositës, Alfred dhe Elvis Vladi, 33 e 38 vjeç.
4 të ndaluarit nuk kanë pranuar asnjë prej akuzave.
(M.Q/Faxweb.al)