23:51 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Koronavirusi në Shqipëri/ Cilat janë simptomat dhe si mund të mbroheni

08:46 | 09/03/2020
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
U ndje keq para ndeshjes, futbollisti në Itali infektohet me Coronavirus

Nga James Gallagher, BBC

Koronavirusi është shpërndarë tashmë në dhjetëra vende. Por çfarë është kjo sëmundje dhe si mund të mbroni veten?

Cilat janë simptomat e koronavirusit?

Koronavirusi është një sëmundje respiratore, e cila duket se nis me temperaturë, pasuar nga një kollë e thatë. Pas një jave, sjell gulçim dhe ndalesa në frymëmarrje. Disa pacientë kërkojnë trajtim spitalor. Këto simptoma nuk do të thotë domosdoshmërisht se keni sëmundjen. Ato janë të ngjashme me viruse të tjera të zakonshme, siç është ftohja dhe gripi.

Në raste më të rënda, koronavirusi mund të shkaktojë pneumoni, sindromën e rëndë respiratore akute, dështim të shumëfishtë të organeve, madje edhe vdekje. Të moshuarit dhe njerëzit me probleme mjekësore ekzistuese (të tilla si astma, diabeti, sëmundjet e zemrës) ka më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë.

Periudha e inkubacionit- midis infeksionit dhe shfaqjes së simptomave- zgjat deri në 14 ditë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por disa studiues thonë se mund të zgjasë deri në 24 ditë.

Si mund ta mbroj veten?

Larja e rregullt dhe e plotë e duarve është thelbësore në luftën për të shmangur marrjen e sëmundjes, thonë agjencitë shëndetësore. Ende nuk dihet saktësisht se si përhapet nga një person te tjetri. Sidoqoftë, viruse të ngjashme përhapen përmes pikave, siç janë sto që prodhohen kur një person i infektuar kollitet ose teshtin.

Pra, kollitja dhe teshtitja në letra, mosprekja e fytyrës me duar të palara dhe përpjekja për të shmangur kontaktin e ngushtë me njerëzit e infektuar janë të rëndësishme.

A po përhapet shpejt?

Qindra raste të reja po raportohen në mbarë botën çdo ditë. Megjithatë mendohet se agjencitë e shëndetit mund të mos kenë dijeni për shumë raste. Pasi nisi në Kinë, koronavirusi tani po shpërndahet me shpejtësi në vende si Koreja e Jugut, Italia dhe Irani.

Sa vdekjeprurës është dhe a mund të shërohem?

Katër nga pesë persona që kanë marrë koronavirusin kanë shfaqur simptoma të lehta, thotë një studim i OBSH me 56 mijë pacientë. Studimi tregon se:

-80 përqind shfaqin simptoma të buta.

-14 përqind shfaqin simptoma të rënda.

-6 përqind sëmuren shumë rëndë.

Numri i atyre që vdesin duket i ulët, nga 1 deri në 2 përqind, por këto të dhëna nuk janë të pabesueshme. Mijëra njerëz po trajtohen dhe mund të vdesin, kështu që përqindja e vdekshmërisë mund të jetë më e lartë. Po ashtu nuk dihet sa raste të buta nuk janë raportuar, kështu që niveli i vdekshmërisë mund të jetë më i ulët. Për ta vendosur në një kontekst: rreth 1 miliard njerëz sëmuren nga gripi çdo vit, me rreth 290 mijë deri në 650 mijë vdekje. Rrezikshmëria e gripit ndryshon çdo vit.

Për momentin, trajtimet janë bazike- duhet të mbash trupin e pacientit në funksionim, përfshi këtu ndihmën për frymëmarrje, derisa sistemi imunitar të mund të luftojë virusin.

Megjithatë, puna për të krijuar një vaksinë po vazhdon dhe testimet te njerëzit do nisin në fund të vitit. Spitalet po testojnë po ashtu ilaçe anti-virale për të parë nëse kanë ndikim.

Pas

Shqipëria drejt autoritarizmit- rezistenca kundër tij duhet të ketë mirëkuptimin e ndërkombëtarëve

Para

“Të izolohet e gjithë zona, ku janë zbuluar dy rastet”, mjeku Vargu jep këshillat: Qendroni 1 metër larg nja njëri tjetri, ja çfarë duhet të konsumoni

Para
“Të izolohet e gjithë zona, ku janë zbuluar dy rastet”, mjeku Vargu jep këshillat: Qendroni 1 metër larg nja njëri tjetri, ja çfarë duhet të konsumoni

"Të izolohet e gjithë zona, ku janë zbuluar dy rastet", mjeku Vargu jep këshillat: Qendroni 1 metër larg nja njëri tjetri, ja çfarë duhet të konsumoni

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, mesazh për efektivët e Policisë së Shtetit dhe për qytetarët

Protestë pranë Samitit Europian: Opozita dhe qytetarët kërkojnë mosnjohjen e zgjedhjeve të 11 majit

Kuçana për Fax News: Kandidati për deputet është kërcënuar nga bandat kriminale!

Alma Kaçi merr pjesë në protestën e Partisë Demokratike në bulevardin “Zogu i Parë”

Policia e Kosovës merr nën kontroll ndërtesën e Shërbimit Nacional për Punësim serb në veri

Trump thotë se SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

Protesta e opozites, Belind Këlliçi: Ditët në vijim do zbuloni denoncimet tona

Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Rama konferencë për shtyp me kryeministren e Danimarkës: Diskutuam për investime në disa iniciativa

Masakra elektorale/ Berisha: Kemi aleatë të shumtë në këtë betejë! Zëri ynë do dëgjohet fuqishëm në Europë dhe botë

Nga Brukseli në protestë, Berisha: U garantoj se Edi Rama kurrë nuk do mund të qëndrojë në atë karrige me zgjedhje të vjedhura

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.