Skënder Vathi i dyshuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit.
Vathi ka ankimuar vendimin e shkallës së parë që e la në burg . Vathi nuk e ka pranuar asnjëherë përfshirjen në vrasjen e sofisë. Ndërkohë që Ernejt Shyti, Leonard Xhixha dhe Xhulio Visha deri tani nuk kanë dorëzuar ankimim në Apel.
I vetmi që e ka pranuar krimin është 24 vjeçari Shyti. Behar Sofia u vra në 25 Shkurt tek piramida, ndërkohë që ngjarja dyshohet se është bërë kundrejt pagesës nga persona të tjerë.